Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski akuzoi Qeverinë se po luan me zjarrin për sa i përket marrëdhënieve ndëretnike

Cërvenkovski akuzoi Qeverinë se po luan me zjarrin për sa i përket marrëdhënieve ndëretnike

Pajtohem me vlerësimin se po përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike për çdo ditë. Nuk dakordohem se janë radikalizuar deri në atë mase që të na përsëritet 2001. Por, mendoj se të gjitha partitë politike edhe ato të pushtetit por edhe ato të opozitës, kanë shkuar një hap prapa në pozicionet e tyre më të ashpëra nga ato që ishin”, ka theksuar Cërvenkovski.

Lideri i partisë opozitare LSDM, Branko Cërvenkovski ka theksuar se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni po përkeqësohen, ndërsa partitë shqiptare edhe më shumë po radikalizohen.“Pajtohem me vlerësimin se po përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike për çdo ditë.

Nuk dakordohem se janë radikalizuar deri në atë mase që të na përsëritet 2001. Por, mendoj se të gjitha partitë politike edhe ato të pushtetit por edhe ato të opozitës, kanë shkuar një hap prapa në pozicionet e tyre më të ashpëra nga ato që ishin”, ka theksuar Cërvenkovski.

Ai ka akuzuar Qeverinë se po luan me zjarrin për sa i përket marrëdhënieve ndëretnike, duke filluar nga teza e gabuar e kryeministrit Gruevski për shpalljen e moratoriumit për zgjidhjen e çështjeve etnike, bllokimi i integrimeve euroatlantike si dhe projektet mono-etnike, siç është ndërtimi i një kishe me paratë e qytetarëve. Lideri i opozitës maqedonase gjithashtu ka paralajmëruar edhe formimin e një Qeverie nën hije, e cila do të jetë kujdestare e zhvillimeve aktuale në Maqedoni.

LSDM-ja opozitare po shikon mundësinë e formimit të Qeverisë në hije, e cila do të jetë e para e këtij lloji në Maqedoni. Në një takim me gazetarët, në zyrën e re të caktuar për ish kreun e shtetit, Cërvenkovski, akuzoi Qeverinë Gruevski se po luan me zjarrin për sa i përket marrëdhënieve ndëretnike. Sipas tij janë tre, arsyet e përkeqësimit të tyre: tezës së gabuar të kryeministri Gruevski për shpalljen e moratoriumit për zgjidhjen e çështjeve etnike. Të dytën Cërvenkovski cilësoi bllokimin e integrimeve euroatlantike, ndërsa e treta është forcimi i projekteve mono-etnike, ku ai vërejti se ‘kryeministri i një shteti multi-etnik, të vendosë që me buxhetin e qytetarëve të ndërtojë vetëm kishë’. Nëse kjo politikë nuk ndryshon, -këshillon Cërvenkovski, -atëherë marrëdhëniet ndëretnike, do të përkeqësohen më tej.
Lidhur me partitë shqiptare, Cërvenkovski tha se LSDM-ja tani ndodhet në një situatë të re ku, u ka hapur atyre të gjitha kanalet për bashkëpunim. LSDM-ja nuk ka parti favorite në bllokun shqiptar… në rast se LSDM-ja do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për partner të koalicionit do të marrë subjektin politik shqiptar që do të sigurojë më tepër vota tek shqiptarët.
Idenë e fundit të kreut të PDSH-së Thaçi që edhe Shqipëria të vendos veto ndaj Maqedonisë, Cërvenkovski e quajti të gabuar, edhe pse ishte i sigurt se Shqipëria një gjë të tillë nuk do ta lejojë, por shtoi se me këtë tregohet mundësia që pas Greqisë edhe Shqipëria mund të pengojë vendin për integrim në NATO.

Ndërkohë duke folur për zërat për zgjedhje të parakohshme kreu i LSDM-së tha se monopolin e shpalljes së tyre, e ka partia e kryeministrit me 61 deputetë, opsion ky që për momentin, kryeministrit nuk i konvenon. Duke folur për cështjen e emrit me Greqinë, Cërvenkovski tha se LSDM-ja si parti opozitare inkurajon Qeverinë që të hyjë ne bisedime thelbësore dhe intensive me qëllim të gjetjes së një zgjidhje, pasi zvarritja e saj, do ti kushtonte vonesa të tjera Maqedonisë për në NATO e BE.

Cërvenkovski akuzoi qeverinë dhe presidencës, se nuk e informojnë atë dhe partinë e tij, lidhur me hapat e këtyre bisedimeve. Cërvenkovski paralajmëroi gjithashtu edhe ndryshime të mëdha brenda LSDM-së duke filluar nga degët e saj. Në fazën e fundit është edhe përgatitja e programit të ri partiak, i cili së bashku me simbolin e ri të partisë, do të miratohet në kongresin e ardhshëm, i pritshëm të mbahet në fillim të shtatorit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *