Home / Lajme / Maqedoni / Demokracia e Re tronditet edhe ne Struge

Demokracia e Re tronditet edhe ne Struge

ë një prononcim për media, Blerton Pollozhani, nënkryetar i DR-së, në nivel Republikan, bëri të ditur se braktis radhët e DR-së, për tu bashkangjitur inisiativës së Ruzhdi Matoshit dhe Bekim Fazliut.

Në prononcimin e tij, që u mbajt në zyrën e Degës së PDSH-së në Strugë, mes tjerash u tha, citoj: “Unë Blerton Pollozhani si nënkryetar i Demokratëve të Ri në nivel Republikan nga ky moment i shuaj të gjitha aktivitetet e mia në Demokracinë e Re dhe i bashkangjitem deklaratave të z. Ruzhdi Matoshit dhe z. Bekim Fazliut…

Tronditjet dhe transferet që kanë përfshirë DR-në e Imer Selmanit, nuk kanë anashkaluar as Strugën. Në një prononcim për media, Blerton Pollozhani, nënkryetar i DR-së, në nivel Republikan, bëri të ditur se braktis radhët e DR-së, për tu bashkangjitur inisiativës së Ruzhdi Matoshit dhe Bekim Fazliut.

Në prononcimin e tij, që u mbajt në zyrën e Degës së PDSH-së në Strugë, mes tjerash u tha, citoj: “Unë Blerton Pollozhani si nënkryetar i Demokratëve të Ri në nivel Republikan nga ky moment i shuaj të gjitha aktivitetet e mia në Demokracinë e Re dhe i bashkangjitem deklaratave të z. Ruzhdi Matoshit dhe z. Bekim Fazliut. Për angazhimin tim dhe të gjithë të tjerëve do të jeni të informuar ditëve në vijim. Mund të deklaroj se ditëve të ardhshme do të ketë edhe disa degë dhe nëndegë të demokratëve të rinjë që do ti bashkangjiten kësaj iniciative”.

Sipas informacioneve që dalin nga tashmë ish zyrtari i DR-së, pritet që ditën e shtunë, të bëhet e ditur për tranferet tjera nga selia e DR-së në ndonjë subject tjetër politik shqiptar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *