Home / Sport / DERBI I TETOVËS: SHKËNDIJA – DRITA

DERBI I TETOVËS: SHKËNDIJA – DRITA

Shkëndija do të presë Dritën në ndeshjen më interesante të javës së III-të në Ligën e Dytë. Vllazërimi do të jetë mysafir i Bregallnicës, ndërsa Vllaznimi i Strugës në fushë të vet përballet me Bellasicën

Të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e javës së III-të në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoni. Derbi i javës zhvillohet në Tetovë, ku Shkëndija do të mirëpresë Dritën e Bogovinës. Të dyja skuadrat këtë sezon kanë ambicie kreun e tabelës, dhe sezonin e ri e hapën me nga dy fitore. “Kuq e zinjtë” për një nuansë janë më të suksesshëm, pasi që në dy ndeshje të zhvilluara kanë shënuar 6-të gola, duke mos pranuar asnjë, duke marrë për momentin kreun e tablës. Drita rradhitet e treta me pikë të barabarta, por me goldiferencë më të dobët.
Shkëndija pas lojës së dobët në ndeshjen e parë sezonale, para një jave në teren mysafir shkatëruan Miravcin 4:0, duke treguar se posedojnë skuadër të fortë. Pikërisht fitorja ndaj Miravcit ka ngritur moralin e “kuq e zinjëve”, të cilët tani paralajmërojnë tre pikë të reja kundër Dritës. Në taborin e Shkëndijës në këtë takim pritet shumë nga Burhan Emrullahi, i cili para një jave shënoi hat-tick.
Mirëpo edhe Bogovinasit kanë “hesapet” e veta nga ky takim, kështu që të shtunën në Tetovë pritet të zhvillohet derbi i vërtetë. Takimi ndërmjet Shkëndijës dhe Dritës do të zhvillohet në stadiumin e Qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00.

Në ndeshjet tjera skuadrat shqiptare takohen me pretedentë për kreun e tabelës. Vllazërimi i Kërçovës udhëton për në Shtip, ku do të takohet me Bregallnicën, ndërsa Vllaznimi i Strugës para fansave të vet do të përballet me Bellasicën.

Dyshet e javës së III-të:

Shkëndija – Drita
Bregallnica – Vllazërimi
Vllaznimi – Bellasica
Cementarnica – Miravci
Skopje – Ohrid
Lokomotiva – Novaci
Napredoku – 11 Oktomvri

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *