Home / Sport / Derbi në Tetovë: Renova – Makedonija GJ.P.

Derbi në Tetovë: Renova – Makedonija GJ.P.

Renova – Makedonija Gj.P. do të jetë takimi më interesant në kuadër të javës së dytë në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë. Xhepçishtasit fituan 2:0 kundër Milanos më premierën e tyre në Kampionatin e ri, dhe tani para fansave të vet do të synojnë të mposhtin Makedonija Gj.P. Kampionët në fuqi para një jave në Tetovë luajtën baraz 2:2 me Teteksin, dhe shpresojnë tani të nxjerrin rezultat pozitiv. Slloga J. pas rrikthimit në elitë, nesër në Çair do të debutojë para fansave të vet.

Skuadrat elitare të dielën do ti zhvillojnë ndeshjet e javës së dytë, kur pritet të ketë nxitje të shumta. Takimi më interesant do të zhvillohet në Stadiumin e qytetit në Tetovë, ku Renova do të gostisë Makedonija Gj.P. “Gjipspunuesit” me në kampionatin e ri hynë suksesshëm duke mara tri pikë në fushë të Milanos, ndërsa Makedonija Gj.P. në sekondat e fundit pranoi gol nga Teteksi, duke luajtur baraz 2:2.
Në taborin e Renovës gjatë tërë javë janë përgatitur për këtë derbi, dhe me mjaft optimizëm presin fillimin e takimit. Ata shprehen të bindur në cilsitë e tyre dhe edhe përkundër faktit se respektojnë maksimalisht kundërshtarin, megjithatë paralajmërojnë marrjen e tri pikëve. Fitorja në këtë takim do të ishte një lloj hakmarje për ngjarjet e vitit të kaluar, kur Makedonija Gj.P. ishte skuadra e vetme që mori tre pikënë Tetovë edhe atë pas ngjarjeve të njohura, kur epilogu i takimit u vendos në tavolinë. Megjithatë tani është kampionat i rid he të dyja skuadrat hyjnë me ambicie të njejta, kreu i tabekës dhe titulli i kampionit.

Slloga Jugomagnati pas rrikthimit në Ligën e parë, nesër kundër Horizont Turnovës do të debutojë para fansave të vet. “Pëllumbat” para një jave fituan një pikë në Manastir në përballjen me Pelisterin , dhe tani paralajmërojnë “fluturim” të lartë kundër Horizont Turnovës.
Vardari në fushë të vet do të ndeshet me Teteksin. Pobeda në Prilep takohet me Sileksin, ndërsa Metalurgu është vendas i Pelisterit. Ndeshja ndërmjet Milanos dhe Rabotniçkit do të zhvillohet të martën.

Dyshet e javës së II-të:

Renova – Makedonija Gj.P.
Slloga J – Horizont T.
Vardari – Teteksi
Pobeda – Sileksi
Metalurgu – Pelisteri

Të martën :
Milano – Rabotniçki

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *