Home / Sport / Ertan Hasan dhe Vebi Alievski, ikin nga Shkëndija për të përforcuar Prishtinën

Ertan Hasan dhe Vebi Alievski, ikin nga Shkëndija për të përforcuar Prishtinën

Skuadra kampione në fuqi e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll dhe fituese e Superkupës, Prishtina, ka përforcuar radhët e veta me dy futbollistë të ardhur nga Shkëndija e Tetovës. Bëhet fjalë për mbrojtësin Vebi Alievski dhe sulmuesin Ertan Hasan, i cili ishte pjesë e Prishtinës edhe para një viti. Bardhekaltrit kanë nënshkruar kontrata njëvjeçare me këta futbollistë. Nga ana tjetër drejtuesit e Shkëndijës akuzojnë futbollistët për tradhëti, pasi janë larguar pa treguar.

Me këto dy përforcime bardhekaltrit kanë përmbyllur fushatën e përforcimeve në këtë afat kalimtar, i cili ka qenë mjaft i begatshëm për skuadrën kampione.
Dyshimet e mediave në Maqedoni rreth realizimit të këtyre transfereve, nënkryetari i klubit Afrim Muçiqi i hodhi poshtë duke paraqitur marrëveshjen e klubeve edhe me anë të dokumentit të firmosur nga zyrtarët e skuadrës nga Tetova. 22-vjeçari Ertan Hasan, kthehet pas më shumë se një viti të kaluar në Shkëndijë. Ai premtoi se sërish do të jetë ‘ujku i vjetër”, kur për gjysmë edicioni kishte arritur të bëhet realizatori më i mirë në kampionat. Nga ana tjetër për mbrojtësin 24-vjeçar Vebi Alievski, kjo do të jetë sfida e parë jashtë shtetit të tij. Ai tha se vendosi për t’u bashkuar me Prishtinën karshi ofertave tjera për shkak të historisë së klubit dhe kushteve financiare. Mbrojtësi Vebi Aliu, do të mungojë në ndeshjen e parë të këtij kampionati, pasi me rregullore nuk ka të drejt paraqitje pa kaluar shtatë ditë, ndërsa Ertan Hasan menjëherë pritet të jetë nën urdhrat e trajnerit Besnik Kollari. Fituesi i Superkupës, Prishtina, mbrojtjen e titullit e fillon të shtunën përballë Trepçës në ndeshjen, e cila zhvillohet në kryeqytet me fillim nga ora 20:30 minuta.

Në anën tjetër drejtuesit e Shkëndijës ndjehen të tradhëtuar me veprimin e futbollistëve, pasi janë larguar në mënyrë jokorekte. Ata realizuan gjithë fazën përgatitore me Shkëndijën dhe ishin në planet e trajnerit Qatip Osmani. Largimi vetëm disa ditë para fillimit të kampionatit sigurisht që ka prishur planet në taborin “kuq e zi”, mirëpo pritet që boshllëku të mbulohet me futbollistët që kanë në dispozicion, duke mos përjashtuar mundësinë për të sjellë edhe ndonjë përforcim tjetër.Shkëndija të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kampionatin e ri në Ligën e Dytë, kur në stadiumin qytetit në Tetovë do të takohet me Vllaznimin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *