Home / Sport / F1: Barichello fiton në Valencia

F1: Barichello fiton në Valencia

Veterani brazilian, Rubens Barrichello, ka shënuar fitoren e dhjetë në karrierë dhe të parën pas vitesh në garën për European GP, të zhvilluar sot në Valencia.

Ngasësi i Brawn GP, Rubens Barrichello, ka dalë fitues në Çmimin e Madh të Evropës, gjatë të dielës, për të ngritur trofeun e parë të tij në këtë shteg të Formula 1 pas pesë vitesh. 37-vjeçari brazilian mori epërsinë pas një gabimi të kushtueshëm të ngasësit të McLarenit, Lewis Hamilton, për të shënuar fitoren e 10-të në karrierë, që nga gara e parë në vitin 2004 në Çmimin e Madh të Kinës kur garonte për Ferrarin, dhe për të mbajtur kështu gjallë shpresat për të fituar kampionatin. Kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, u nis nga pozita e parë, por arriti të përfundojë garën në pozitën e dystë, menjëherë para ish-kampionit, ngasësit të Ferrarit, Kimi Raikkonen. Ngasësi tjetër i McLarenit, Heikki Kovalainen, po ashtu humbi dy pozita, pasi përfundoi i katërti në garën e Valencias, edhe pse u nis nga vendi i dytë, menjëherë prapa Hamilton. Nico Rosberg ka vazhduar të marrë pikë për të shtatën garë radhazi, duke dalë i pesti, ndërsa ish-kampioni Fernando Alonso përfundoi i gjashtë me Renault. Lideri i kampionatit të sivjetmë, ngasësi i Brawn GP, Jenson Button, përfundoi në pozitën e shtatë, për të ngushtuar kështu diferencën me shokun e skuadrës, fituesin Rubens Barrichello, në vetëm 18 pikë. Konkurrenti tjetër për titull, ngasësi i Red Bull, Mark Webber, përfundoi garën në pozitën e nëntë dhe mbetet 20.5 pikë prapa britanikut Button.

Luca Badoer, i cili zëvendësoi të lënduarin e Ferrarit, Felipe Massa, përfundoi garën në pozitën e 17-të, pasi filloi i fundit.

Në renditjen e konstruktorëve, Brawn GP nuk ka konkurrencë me 126 pikë, 27.5 pikë para Red Bull, që mbledh 98.5. Ferrari renditet në pozitën e tretë me etëm 46 pikë, kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë gara deri në fund të kampionatit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *