Home / Sport / Ferguson: Për ne Çelsi më i rrezikshëm se Liverpuli

Ferguson: Për ne Çelsi më i rrezikshëm se Liverpuli

Çelsi i teknikut Karlo Ançeloti paraqet rrezik më të madh se Liverpuli për Mançesterin e drejtuar nga Ser Aleks Ferguson.

Këtë deklaratë e lëshoi vetë trajneri i kampionëve të Premier Ligës, i cili thekson se sezoni i fundit ishte më i miri për Liverpulin në këto dy dekada, dhe megjithatë nuk arriti të triumfonte.

“Liverpuli nuk arriti dot të fitonte megjithëse zhvilloi kampionatin më të mirë në këto 20 vitet e fundit. Rreziku ynë kryesor pritet të jetë Çelsi i Karlo Ançelotit, pasi ai pritet të ndryshojë shumë në mënyrën e lojës”, deklaron trajneri i Mançesterit, Ferguson.

“Londinezët pritet të luajnë në stilin e Milanit, me të cilin Ançeloti ka fituar dy Liga Kampionesh megjithëse duhet të ishin tre, pasi në asnjë mënyrë nuk duhej të humbnin kundër Liverpulit në vitin 2005”, përfundoi skocezi Ser Aleks Ferguson.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *