Home / Sport / Foto Lajm – Cana debuton –Në Angli së paku 3-4 vjet

Foto Lajm – Cana debuton –Në Angli së paku 3-4 vjet

Lorik Cana eshte inkuadruar ne pjesen e dyte te takimit, ne te cilin Sunderlandi mundi Celtic-un me rezultat 2:1.

Lorik Cana vëzhgon duelin ndërmjet bashkëlojtarit të tij të ri, Anton Ferdinand dhe sulmuesit të Celticut, Georgios Samaras. Mesfushori kosovar, i cili ditë më parë nënshkroi kontratë katërvjeçare me Sunderlandin, debutoi në ndeshjen miqësore kundër Celtic, të cilën e fituan me rezultat 2-1.

Lorik Cana është i bindur se do të qëndrojë në futbollin anglez të paktën edhe për 3-4 vjet.

Mesfushori shqiptar ka debutuar me fanellën e Sunderlandit, në ndeshjen miqësore kundër Celtic Glasgow, të cilin e fitoi klubi anglez me rezultat 2:1.

Cana tregon për hapat e parë me Sunderlandin.

“Është disi si të rikthehesh në shkollë. Kam njohur ambientin e ri, njerëzit e rinj, jam me ta që nga e mërkura”, tha për të përditshmen franceze Le Parisien, mesfushori defanziv, i cili i tregoi edhe arsyet se pse vendosi ta zgjidhte Sunderlandin.

“Projekti i klubit më bindi. Është ndjenjë e mirë kur luan me stadium të stërmbushur. Unë do të mbetem në Angli edhe për 3-4 vjet”, shtoi përfaqësuesi shqiptar.

Cana e ka përsëritur faktin se i mbetet merak që nuk e fitoi titullin e kampionit të Francës në sezonin e fundit, mirëpo shton se kontribuoi aq sa mundi, për ta ngritur Marseillen lart, deri në kupat e Evropës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *