Home / Sport / Galiani: Milani me 98 % fiton derbin

Galiani: Milani me 98 % fiton derbin

Adriano Galiani është i bindur se Milani i tij do të triumfoj në derbin e së shtunës përballë Interit.

“Duke marr parasysh se Hoze Murinjos i pëlqejnë shumë përqindjet, parashikimi im është se Milani do të fitojë me 98 %”, deklaron administratori i deleguar i Milanit për “Calcio News 24”.

Deklarata e Galianit erdhi pas asaj të teknikut të Interit, Hoze Murinjo, i cili deklaroi se Milani është më i favorizuar në këtë derbi. Kuqezinjtë vijnë pas fitores në transfertë me Sienën, ndërsa Interi pas barazimit me Barin brenda në “San Siro”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *