Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski kërkoi para nga Beogradi për ta penguar Kosovën

Gruevski kërkoi para nga Beogradi për ta penguar Kosovën

“Ekipi i Qeverisë së Maqedonisë në vizitën e fundit në Beograd, kërkoi para dhe investime nga Serbia, kurse kusht për këto investime është të mos i zhvillojnë marrëdhëniet me Kosovën. Ky është një moment politik në të cilin duhet të vlerësohet përse kjo Qeveri e bënë këtë. Çështja e dyta është se sipas të gjitha gjasave presin ndonjë balancë me demarkacionin e kufirit”, theksoi Frçkovski

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Lubomir Frçkovski thotë se nuk ekziston as edhe një pengesë juridike që do të pengonte dhe prolongonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

Sipas pas tij, shtyrja e vendosjes së marrëdhënie diplomatike me Prishtinën bëhet për arsye politike dhe qëllimeve tjera për të përfituar nga Beogradi.

“Ekipi i Qeverisë së Maqedonisë në vizitën e fundit në Beograd, kërkoi para dhe investime nga Serbia, kurse kusht për këto investime është të mos i zhvillojnë marrëdhëniet me Kosovën. Ky është një moment politik në të cilin duhet të vlerësohet përse kjo Qeveri e bënë këtë. Çështja e dyta është se sipas të gjitha gjasave presin ndonjë balancë me demarkacionin e kufirit”, theksoi Frçkovski. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *