Home / Sport / Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Të premten , në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i turit të katërt të Ligës së Kampionëve. Pas shortit janë fituar disa dyshe interesante, ku pritet të ketë paqartësi të mëdha.

Sfida kryesore është ajo mes skocezëve të Celtic dhe anglezëve të Arsenalit, ndërkohë që italianët e Fiorentinës do të kenë përballë portugezët e Sporting Lisbonës.

Ndërkohë spanjollët e Atletiko Madridit do të luajnë ndaj grekëve të Panathinaikosit. Gjithsej janë 20 skuadra që do të nxjerrin mes tyre 10 ekipet më të mira.

Skuadrat që do të kalojnë këtë tur do të kualfikohen për në fazën e grupeve. Ndeshjet e para të këtij turi do të luhen në datat 18-19 gusht, ndërsa takimet e kthimit do të zhvillohen në datat 25-26 gusht.

Hedhja e shortit të fazës së grupeve do të bëhet në 27 gusht në Montekarlo. Skuadrat do të ndahen në 8 grupe me nga 4 ekipe dhe ndeshjet e para do të luhen në 15-16 shtator, ku kualifikohen për 1/8 e finaleve dy skuadrat e para të çdo grupi.

Çiftet e fazës së katërt të Ligës së Kampionëve:
Sheriff (Mol)-Olympiacos (Gre);
Salsburg (Aus)-Maccabi Haifa (Izr);
Ventspils (Let)-Zurich (Zvi);
Copenhagen (Dan)-Apoel (Qip);
Debrecen (Hun)-Levski Sofia (Bul);
Lyon (Fra)-Anderlecht (Bel);
Celtic (Sko)-Arsenal (Ang);
Timisoara (Rum)-Stuttgart (Gjer);
Panathinaikos (Gre)-Atletico Madrid (Spa).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *