Home / Lajme / Maqedoni / Humbin jetën dy shqiptarë në një aksident në Gjermani

Humbin jetën dy shqiptarë në një aksident në Gjermani

Në makinën me të cilën udhëtonin gjendeshin edhe tre fëmijët, djali 2 vjecar, vajzat 7 dhe 9 vjet, që kanë pësuar vetëm lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Të dielën në datë 16 gusht, në qytetin Regensburg të Gjermanisë, duke u kthyer nga Maqedonia, në një aksident automobilistik humbën jetën Ali Murati 44 vjet me bashkëshorten e tij 32 vjeçare. Në makinën me të cilën udhëtonin gjendeshin edhe tre fëmijët, djali 2 vjecar, vajzat 7 dhe 9 vjet, që kanë pësuar vetëm lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Murati është me origjinë nga fshati Dobroshtë i Tetovës. Sipas televizionit nacional ALSAT , trupat e pajetë të dy shqiptarëve pritet të kthehen në vendlindje në datën 19 ose 20 gusht, për të kryer ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit në fshatin Dobroshtë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *