Home / Sport / Ibra debuton në humbjen e Barcelonës

Ibra debuton në humbjen e Barcelonës

Skuadra e Barcelonës shumicën e kohës e pati topin në posedim, por pa sukses. Ibrahimoviç debutoi në këtë ndeshje, por në lojë sipas uebfaqes së Barcelonës, është inkuadruar në pjesën e dytë.Në miqësoren e zhvilluar mbrëmë në Kamp Nou për “Trofeun Gamper”, katalanasit humbën 0-1 nga Mançester Siti.

Në këtë ndeshje debutoi me fanellën blaugrana blerja më e madhe e spanjollëve, Zllatan Ibrahimoviç. Megjithatë, anglezët e Sitit e prishën festën e spanjollëve, duke fituar 1-0.

Barcelona nuk ishte në gjendje ta mposht njërën ndër skuadrat më të përforcuara angleze, Manchester Cityn, në ndeshjen e zhvilluar për trofeun e “Joan Gamper” në “Camp Nou”. Skuadra katalunase është mposhtur me rezultat 1:0 me golin që e shënoi për anglezët Petrov në minutën e 27-të.

Me gjithë kërkimin e golit të barazimit të skuadrës kampione evropiane dhe e Spanjës, assesi të gjejnë mundësinë e golit. Manchester City tregoi se është një skuadër shumë e fortë ashtu si është treguar edhe në javën e parë të Premier ligës angleze, kur shënoi fitore si mysafirë me rezultat 2:0 ndaj Blackburnit.

Në pjesën e dytë futet Mesi, Daniel Alvesh dhe Ibrahimoviç. Xhonatan Santos godet tranversën, por e gjithë vëmendja është e përqendruar tek Ibra, që në fillim godet jashtë me kokë dhe më pas e detyron portierin Given të bëjë një ndërhyrje shpëtimtare. Barça sulmon gjatë gjithë pjesës së dytë, por nuk arrin të barazojë.

Kjo ndeshje pati një interesim të jashtëzakonshëm të ardhuruesve, gjithsej 94.123 shikues.

Në këtë mënyrë, Mançester Siti bëhet skuadra e parë angleze që fiton “Trofeun Gamper”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *