Home / Sport / Inter: Tundimi e ka emrin Gourcouff

Inter: Tundimi e ka emrin Gourcouff

Më shumë se një projekt tani është thjesht një mendim. Porse një mendim tundues. Në kërkim të një lojtari mesfushor me tipare sulmuese Interi duket se ka studiuar terrenin për të mbërritur te Yoan Gourcuff.

Për lojtarin që pëlqehet shumë nga trajneri Mourinho Interi mund të bëjë një ofertë deri në mbylljen e merkatos verore në 31 gusht.

Megjithatë mbetet për tu parë gatishmëria e Bordeux për të shitur talentin e saj të sapoblerë nga Milani për 15 milionë euro.

Përveç Gourcouff Interi po shikon mundësinë për të marrë shërbimet e njërit mes holandezëve Sneijder e Van der Vaart.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *