Home / Sport / Interi shton listën e të interesuarve për Riberinë

Interi shton listën e të interesuarve për Riberinë

Interi tenton të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e francezit të Bajernit, Frank Riberi.

Kampionët e Italisë kanë përpara një listë me kandidatura mesfushorësh, mes të cilëve janë Uesli Shnajder, Rafael van der Vart dhe Deko. Ndërkohë, “Gazzetta dello Sport” raporton se presidenti Morati ka një dëshirë tjetër, që me paratë e fituara nga shitja e Ibrahimoviçit të marrë yllin e futbollit francez.

Misioni i italianëve duket i vështirë, për të mos thënë i pamundur, duke marrë parasysh që para tyre Riberinë e kanë kërkuar klube të tilla si, Reali i Madridit, Mançester Junaited, Çelsi, ndërkohë që vetë futbollisti ka shprehur dëshirën për të kaluar te spanjollët e Realit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *