Home / Sport / Julio Baptista, Liverpul përgatit ofensivën

Julio Baptista, Liverpul përgatit ofensivën

Megjithëse nuk kaloi në radhët e zikaltërve, qëndrimi i brazilianit në Romë duket i vështirë.

Në fakt, për sulmuesin brazilian të gatshëm për të ndryshuar ekip,është interesuar Liverpuli që i ka bërë ekipit të Romës një ofertë prej 7-8 milionë eurosh. Tek të kuqtë Baptista do të gjente ish-shokun e skuadrës romane, Aquilanin.

Sulmuesi i Romës është në shitje prej javësh dhe ekipi roman është i detyruar të sakrifikojë për arkat e klubit; Akuilani ishte i pari. Pas heqjes nga merkaton të malazezit Vuçiniç, i larguari do të jetë një nga dyshja Baptista-Menez.

Megjithatë francezi u përdor nga Spaleti në paraeliminatoret e Ligës Europiane, duke e bërë mëse të vështirë largimin e Menez. Pas blerjes së Shnajder, Interi nuk është më i interesuar për brazilianin, duke bërë Liverpulin të vetmin që i intereson Baptista. Oferta është, koha për të diskutuar është e shkurtër. Ndaj dhe dy ditët e fundit duhet të jenë vendimtare për konkludimin e çështjes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *