Home / Sport / Kaka gol, Reali shkeli Dortmundin

Kaka gol, Reali shkeli Dortmundin

Në miqësoren e luksit me rastin e 100-vjetorit të klubit gjerman, spanjollët fituan 5-0, duke e zbehur disi festën e verdhezinjve. Vjen goli i parë për Kaka-n.

Klubi mbretërorë, Real Madridi, nuk ka treguar një fije mëshire në ndeshjen miqësore, duke deklasuar me rezultat 5:0 skuadrën gjermane, Borussia Dortmund. Reali tërë kohën ishte superior ndaj gjermanëve në veçanti në pjesën e dytë shpërthyen me gola. Serinë e golave e nisi Granero në minutën e 3-të, për ta vazhduar Robben në minutën e 47-të. Epërsinë në 3:0 e ngriti Higuain pikërisht në minutën e 74-të. Ndër përforcimet më të mëdha që llogaritej në klubin mbretëror, Kaka, shënoi gol nga penalltia në minutën e 76-të. Futbollisti më besnik i madrilenëve, Raul, një minutë para përfundimit të ndeshjes shënoi golin për fitoren bindëse 5:0. Reali më këtë ndeshje bënë me dije se janë të gatshëm në çdo pikëpamje për kampionatin spanjoll dhe për garat evropiane.

Ndeshja ndaj Dortmundit tregoi një Kaka dhe një Roben në formë, kurse Shnajder nuk ishte i pranishëm. Për të pritet një kalim tek Interi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *