Home / Sport / Kamoranezi: Juventusi gati të fitojë titullin

Kamoranezi: Juventusi gati të fitojë titullin

Futbollisti Mauro Camoranesi është i bindur se me skuadrën e tij, Juventusin, do të bëhen kampion në Kampionatin e ri. Camoranesi gjithë besimin e madh e ka në përforcimet që ka bërë skuadra e Juventuesit. Juventusi është një nga skuadrat e futbollit italian më aktive në merkaton e kësaj vere.

“Zonja e Vjetër” këtë sezon pretendon të rikthehet te titulli kampion, që i mungon prej kohësh si kurrë më parë. I të njëjtit mendim është edhe mesfushori Mauro German Kamoranezi, i cili beson shumë te përforcimet e reja.

“Interi ka sërish një ekip të fortë, por ne jemi përmirësuar shumë në këtë merkato. Kjo arsye më shtyn të besoj te fitimi i titullit kampion këtë sezon”, thekson Kamoranezi.

Drejtuesit e Juventusit kanë arritur të sjellin në Torino futbollistë të njohur, si: Diego, Filipe Melo, Fabio Kanavaro, etj.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *