Home / Sport / Kampioni i Bundesligës fillon me fitore sezonin e ri

Kampioni i Bundesligës fillon me fitore sezonin e ri

Bundes Liga gjermane është çelur mbrëmë me super ndeshjen Volfsburg 2-0 Shtutgart.

Kampioni i Bundesligës, Wolfsburg, ka shënuar fitore 2-0 në ndeshjen e parë derbi të javës së parë të kampionatit gjerman, përballë Stuttgartit.
Pavarësisht rasteve në të dyja anët, pjesa e parë e ndeshjes në Volkswagen-Arena përfundoi pa gola.

Vendasit kaluan në epërsi pas 26 minutash në pjesë të dytë me anë të Zvjezdan Misimovic (71′), ndërsa rezultatin e dyfishi Grafite, tetë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes (82′).

Në hapje të Kampionatit të Gjermanisë në futboll, Eintracht nga Frankfurti është përkujdesur për befasinë e parë. Kjo skuadër në Bremen e mundi me rezultat 3:2 Werderin e favorizuar. Një humbje e papritur nga Werderi në hapje të kampionatit dhe një fitore e papritur e Eintrachtit. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka, qëndroi në bankinën e Mainz 05, por fare nuk është futur në lojë në përballje me Bajer Leverkusen, ndeshje e cila përfundoi baras 2:2. Schalke e ka nisur mirë edicionin, duke triumfuar 2:1 si mysafirë ndaj të sapo kthyerit në ligë, Nürnbergut. Dortmund jo edhe aq lehtë shënoi një fitore minimale 1:0 kundër Kölnit 1:0, sikurse edhe Hertha me rezultat 1:0 mundi Hannover 96.

Ndërkohë, nesër zhvillohen dy takimet e fundit.

Sot;

Borussia Dortmund 1-0 FC Cologne
Hertha BSC 1-0 Hannover
Mainz 2-2 Bayer Leverkusen
Nurnberg 1-2 Schalke
Werder Bremen 2-3 Eintracht Frankfurt
Hoffenheim 1-1 Bayern Munich

Nesër;

15:30 Bochum – Monchengladbach
17:30 Freiburg – Hamburger SV

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *