Home / Sport / Kasiljas: Eto’o drejt Italisë, fundi i një makthi

Kasiljas: Eto’o drejt Italisë, fundi i një makthi

Në Spanjë është dikush që ndjehet tepër i lumtur për largimin e bomberit Samuel Eto’o në drejtim të Italisë, te kampionët e Interit. Bëhet fjalë për portierin e Realit të Madridit, Iker Kasiljas.

Numri një i skuadrës së Manuel Pelegrinit ndjehet i plotësisht i qetë, pasi në klasiken mes Realit dhe Barcelonës nuk do të jetë më i pranishëm “makthi” Samuel Eto’o.

“Ndjehem shumë i lumtur që Samuel Eto’o është larguar në drejtim të Italisë, -deklaroi në një konferencë shtypi portieri Kasiljas. –Për mua ai ishte kthyer në një makth. Tani, Ibrahimoviç është një futbollist i shkëlqyer, por kurrsesi si Samuel Eto’o”.

Portieri i Realit shprehu optimizmin e tij për sezonin e ri, duke deklaruar: “Do të kërkojmë të fitojmë gjithçka. Kemi ndërtuar një grup kompetitiv të një niveli ndërkombëtar”.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *