Home / Sport / Kliçko-Areola në Los Anxhelos

Kliçko-Areola në Los Anxhelos

Boksieri ukrainas, Vitali Kliçko ka pranuar që më 26 shtator të mbrojë titullin e kampionit në kategorinë e rëndë në versionin WBC, kundër amerikanit Kris Areola. Mediat dhe dashamirët e boksit kishte kohë që flisnin për mundësinë e këtij dueli, kurse meçin e ka konfirmuar zyrtarisht menaxheri i boksierit amerikan, Den Gusen.

Kjo do të jetë lufta e tretë e 38-vjeçarit Kliçko që nga kthimi i tij në ring në vitin e kaluar, pas një pauze prej thuajse katër vitesh. Ai shprehu dëshirën për të boksuar ndaj britanikut, Dejvid Hej, por ky fundit u tërhoq nga dueli me Kliçkon dhe vendosi t’i kryqëzojë dorëzat me rusin, Nikolai Valujev. Kësisoj, Kliçko (37 fitore, 2 humbje) do të zbresë në ring të “Staples Center” në Los Anxhelos për herë të tretë në karrierë. Ndërkohë synimi i Kris Areolit, është që të bëhet amerikani i parë me origjinë meksikane, i cili do ta fitojë titullin e kampionit botëror në kategorinë e rëndë. Menaxheri i Areolit, Den Gusen ka thënë se pret që në këtë duel tifozët të përkrahin të dy boksierët, duke pasur parasysh faktin se në vitet e fundit Kliçko ka jetuar në Los Anxhelos.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *