Home / Sport / Klubet e huaja, të shqetësuara për aktivizimin e futbollistëve kuqezi

Klubet e huaja, të shqetësuara për aktivizimin e futbollistëve kuqezi

Futbollistët kryesorë të ekipit kombëtar shqiptar rrezikojnë të luajnë pak minuta në ndeshjen miqësore ndaj Qipros të mërkurën në Tiranë.

Kjo për faktin se klubet e huaja ku ata aktivizohen kanë kërkuar që trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe t’i aktivizojë vetëm për një pjesë loje.
“Skuadrat e Bogdanit, Canës, Salihit dhe disa lojtarëve të tjerë, kërkojnë që ata të luajnë pak me Shqipërinë, pasi janë në mes të fazës përgatitore me klubet e tyre dhe një aktivizim për 90 minuta do të krijonte probleme për ta”, u shprehën sot për ATSH-në burime nga stafi teknik i kombëtares shqiptare.
Domenco Di Carlo, trajneri i skuadrës së Kievos në Itali, ku aktivizohet Erjon Bogdani, ka deklaruar për gazetën italiane “L’arena” se sulmuesi shqiptar po kalon një periudhë të shkëlqyer dhe këtë e ka reflektuar dhe në stërvitjet e vazhdueshme me verdheblutë, por grumbullimi i tij në Kombëtare mund ta lodhë më shumë se ç’duhet futbollistin.
Gjithashtu trajneri i Sunderlandit në Angli, Steve Brus, ku aktivizohet Lorik Cana ka theksuar se ka shumë mungesa në skuadër. Kampionati fillon të shtunën dhe ai ka nevojë ta ketë kapitenin e tij në formën më të mirë.
Në Austri, skuadra e Riedit për të cilën sulmues shqiptari Hamdi Salihi shënoi këtë fundjavë, ka kërkuar që shkodrani të aktivizohet vetëm një pjesë loje pasi tashmë ka filluar sezoni dhe Salihi është pika kryesore e ekipit austriak.
Gjithsesi i takon teknikut kroat, Josip Kuzhe të vendosë sesa minuta do të luajnë lojtarët. Kuzhe është shprehur se në këtë miqësore kërkon të provojë disa lojtarë të rinj që ka thirrur në skuadër.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *