Home / Sport / KUPA E MAQEDONISË-FITORE HISTORIKE E RENOVËS

KUPA E MAQEDONISË-FITORE HISTORIKE E RENOVËS

Renova ka shënuar fitore historike 11:0 në kuadër të ndeshjeve të 1/16 të Kupës së Maqedonisë në futboll. Në takimet tjera katër befasi të madha, ku skuadra nga Liga e Dyta eliminuan ekipet elitare. Udhëtuesit për në 1/8 e finales do të kompletohen kur fituesi i duelit Shkëndija-Teteksi do të takohet me skuadrën Prevalec.

Renova ka shënuar fitoren më të lartë në historinë e saj, në një ndeshje zyrtare. Ata me rezultatin e thellë 11:0 deklasuan ekipin nga ligat rajonale Mirce Acev, duke siguruar kështu kualifikim në 1/8 e finales se Kupës së Maqedonisë
Ndeshjet e 1/16 së Kupës së Maqedonisë kanë sjellë disa befasi të mëdha në futbollin vendor. Milano, Slloga , Vardari dhe Horizonti janë eliminuar nga garat e mëtejshme nga skuadra të Ligës së Dytë. Milano u mund 3:1 nga Bellasica, Slloga me rezultat 2:1 pësoi nga Skopje, 11 Oktomvri mposhti me rezultat 3:1Vardarin, ndërsa Ohri shkatëroi 3:0 Horizont Turnovën. Sileksi dhe Renova shënuan fitoret më të larta në këtë fazë të garave. Sileksi fitoi 13:1 kundër Dobrushevës, ndërsa rezultat historik 11:0 për Renovën në ballafaqimin me skuadrën Mirce Acev. Në ndeshjet tjera skuadrat nga Liga e Parë arsyetuan rolin e favoritit duke kaluar pa problem kundërshtarët e tyre. Pelisteri fitoi 3:0 Vëllazërimin e Kërcovës, Metalurgu ishte më i mirë se Babuna, ndërsa fitore bindëse morën edhe Makedonija Gj.P. kundër Karbincit dhe mbrojtësit e titullit Rabotnicki, të cilët 5:0 mundën Kozhufin. Drita vazhdon më tej pas fitores 1:0 kundër Napredokut. Barazimi i vetëm u shënua në Strugë, ku Vllaznimi dhe Bregallnica luajtën pa gola, mirëpo vendasit fvazhdojnë garat pasi fituan 4:3 pas ekzekutimit të penaltive.
Kjo fazë e garave do të kompeltohet pasi që fituesi i duelit Shkëndija-Teteksi, do të përballet me ekipin Prevalec. Mirëpo për momentin nuk dihet se kur do të zhvillohet ndeshja në mes skuadrave tetovare, nga fakti se FFM-ja ka vendosur që takimi të zhvillohet në Kercovë, ndërsa drejtuesit e Shkëndijës paralajmërojnë se nuk pranojnë të luajnë jashtë Tetovës.

Rezultatet:
11 Oktomvri 3:1 Vardari
Mirçe Acev 0:11 Renova
Bregalnica (D) 0:2 Pobeda
Bellasica 3:1 Milano
Skopje 2:1 Slloga J
Ohri 3:0 Horizont T
Dobrusheva 1:13 Sileksi
Vllazërimi 0:3 Pelisteri
Babuna 1:3 Metalurgu
Vllaznimi 0:0 pen.4:3 Bregallnica
Kozhufi 0:5 Rabotniçki
Drita 1:0 Napredoku
Karbinci 1:4 Makedonija Gj.P.
Prevalec / Shkëndija –Teteksi

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *