Home / Sport / Kuzhe rikthen Berishen e Kapllanin-Shqipëria përgatitet ta befasojë Danimarkën

Kuzhe rikthen Berishen e Kapllanin-Shqipëria përgatitet ta befasojë Danimarkën

Trajneri i Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe, i cili vazon ende pushimet ne Kroaci, ka derguar ne FSHF listen e lojtareve qe ka thirrur per ndeshjen e radhes kualifikuese te Boterorit 2010, qe do te luhet ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” te kryeqytetit, me 9 shtator, me Danimarken.

Kombëtarja e Shqipërisë në çdo aspekt është gati që të përballet me njërën ndër kombëtaret më të forta evropiane, Danimarkën. Përzgjedhësi i kombëtares Shqiptare, Josip Kuzhe, ka një qëllim të qartë: të shënojnë fitore në ndeshjen e 9 shtatorit. Të gjithë janë të vetëdijshëm në stafin e kombëtares Shqiptare, se Danimarka është një kombëtare sa e fortë aq edhe e paparashikueshme. Një Danimarkë që vazhdimisht është e rrezikshme me topa të gjatë, por këtë herë Kuzhe do të jetë ai që më sistemin e tij do të përpiqet ta bllokojë sulmin danez. Fitorja më shifra 6:1 në miqësore ndaj kombëtares së Qipros ka kthyer moralin e lartë në përgjithësi në taborin kuqezi. Kuzhe është përqendruar pothuajse më shumë në futbollistët që luajnë jashtë Shqipërisë. Ai mëton të bëjë një kombëtare sa më kompakte dhe të shënojë rezultate sa më të mira në garat ndërkombëtare. Kuzhe për ndeshjen më Danimarkën që e zhvillon më 9 shtator në kuadër të eliminatorëve për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, si synim ka të arrijnë rezultate sa më pozitive në fazën e grupit. Kombëtarja jonë në vijën e sulmit do të ketë futbollistët Hamdi Salihin që luan me sukses të madh në skuadrën austriake, Ried, pastaj Erion Bogdanin në Chievo të Serie A, Besart Berisha nga Kosova, një sulmues i palodhur që luan me sukses në ligën e dytë gjermane përkatësisht në skuadrën e Arminia Bielefeldit, dhe Edmond Kapllanin, që është anëtar i Augsburgut, që garon në Ligën e Dytë të Gjermanisë. Më një fjalë Kuzhe ka një strategji që të ketë një kombëtare sa më sulmuese ndaj danezëve dhe jo të jetë e tërhequr. Është interesant se jashtë përbërjes së kombëtares kanë mbetur futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar, si: Endri Vrapi, Elis Balkaj, Franc Veliu, por edhe Admir Telin, ky i fundit luan jashtë Shqipërisë. Përzgjedhësi i kombëtares Shqiptare ka përfshirë në emërore futbollistët që kanë një përvojë dhe emra të rryer të futbollit. Një Lorik Canë që po dëshmon lojëra jashtëzakonisht të mira me skuadrën Sunderland që garon në Premier Ligën angleze. Për ndeshjen e 9 shtatorit kundër Danimarkës, në kombëtaren Shqiptare do të luajnë edhe katër futbollistë nga Republika e Kosovës, si: Lorik Cana (Sunderland) e Besart Berisha (Arminia Bielefeld), pastaj Armend Dallku e Debatik Curri, këta dy të fundit luajnë në kampionatin ukrainas pikërisht në Vorskla. Emërorja e kombëtares Shqiptare që llogaritet kundër Danimarkës, janë: portierët Sajmir Ujkani, Isli Hidi; mbrojtës Kristi Vangjeli, Armend Dallku, Elvin Beqiri, Andi Lila, Debatik Curri, Ervin Bulku; mesfushorë: Ervin Skela, Gilman Lika, Lorik Cana, Ansi Agolli, Jetmir Sefa, Emiljan Vila, Klodian Duro, Jahmir Hyka; sulmues: Hamdi Salihi, Erion Bogdani, Edmond Kapllani dhe Besart Berisha. Futbollistët e kombëtares kuqezi më padurim presin këtë sfidë të vështirë dhe madje me një synim: Vetëm fitore. Edhe adhuruesit e futbollit shqiptar kudo që janë qoftë në Shqipëri, Kosovë e në Diasporë besojnë se kësaj here kombëtarja jonë do t’i gëzojë me fitore ndaj një kombëtare të fortë siç është Danimarka. Më një fjalë të gjithë janë të përgatitur që ta befasojnë Danimarkën që kërkon pikë në Shqipëri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *