Home / Sport / Liga e kampionëve, sot dhe nesër rundi i fundit i kualifikimeve

Liga e kampionëve, sot dhe nesër rundi i fundit i kualifikimeve

Sot dhe nesër në program janë dhjetë takimet e para të rrethit të katërt, të fundit të kualifikimeve për Ligën e kampionëve. Do të zhvillohen sot në mbrëmje 5 ndeshjet e para të turit të katërt para eleminator të Ligës së Kampioneve. Në Skoci luhet derbi britanik mes Sëlltikut dhe Arsenalit, ndërsa në Lisbonë, Sportingu pret Fiorentinën.

Sot në mbrëmje do të zhvillohen ndeshjet e para të turit të katërt paraeleminator të Champions League, i fundit para fazës në grupe. Përballja më interesante mbetet derbi britanik mes Sëlltikut të Glazgout dhe Arsenalit, dy skuadra me mjaft eksperiencë në këtë kompeticion. Dyshimi i vetëm për trajnerin Arsen Venger në ndeshjen e sotme është forma e kapitenit Çesk Fabregas, autor i një paraqitje të shkëlqyer në fitoren 6-1 ndaj Evertonit ditën e shtunë. “Mendoj se ka shumë presion mbi ne për të fituar këtë ndeshje, megjithatë jemi mësuar me këto gjëra. Kemi shumë respekt për Sëlltikun”, deklaroi trajneri Arsen Venger. Në lidhje me mundësinë që skuadra skoceze të luajë në Premier Ligën e Anglisë, trajneri francez tha se një gjë e tillë mund të bëhet realitet në një Ligë europiane, ndërsa vendet duhet t’i ruajnë ligat e tyre kombëtare.

Ndërkohë trajneri i Sëlltikut Toni Moubrei, tha se mbështetja e tifozëve do të jetë vendimtare për takimin e sotëm. Ai pranoi se nuk ka shumë iluzione përballë një ekipi si Arsenali, që në sezonin e shkuar ishte në gjysmëfinale të Champions League. Ndeshjet e tjera që do të luhen sot bien janë Sherif Tiraspol-Olimpiakos, Kopenhagen-Apoel, Timishoara-Shtutgart dhe Sporting i Lisbonës-Fiorentina. Pas këtij turi, më 27 gusht do të hidhet shorti për fazën në grupe.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *