Home / Sport / LIGA E KAMPIONËVE

LIGA E KAMPIONËVE

Atletiko Madridi, Lyoni, Makabi Haifa, Cyri-hu dhe Debreceni janë kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi që edhe në ndeshjet e kthimit ishin më të mirë se kundërshtarët e tyre.

Atletiko Madridi mundi Panatinaikosin me rezultat 2:0, duke mos rrezikuar në asnjë moment kualifikimin, pasi edhe në ndeshjen e parë në Greqi kishin fituar 3:2. Spanjolët kaluan në epërsi në minutën e 4-t, kur futbollisti i Panatinaikosit, Vyntra shënoi në rrjetë të gabuar, ndërsa 7-të minuta para fundit të takimit Aguero shënoi për 2:0.
Cyrihu ka kaluar më tej falë fitores në ndeshjen e parë me Ventspilsin. Ndeshja kthyese u mbyll me fitore minimale të zviceranëve me rezultat 2:1. Makabi Haifa fitoi 3:0 përballë Salzburgut, Debreceni me rezultat 2:0 mposhti Levskin, ndërsa Lyoni edhe një herë ishte më i mirë se Anderlehti, kësaj rradhe duke fituar me rezultat 3:1. Skuadrat e eliminuara do të vazhdojnë garat në fazën e grupeve në Ligën Evropiane.

Cyrih 2 (3-0) 1 Ventspils
Makabi H 3 (2-1) 0 Salzbourg
Atletico M 2 (3-2) 0 Panathinaïkos
Anderlecht 1 (1-5) 3 Lyon
Debrecen 2 (2-1 ) 0 Levski

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *