Home / Sport / Liga e parë, ndeshjet e anuluara zhvillohen më 30 gusht

Liga e parë, ndeshjet e anuluara zhvillohen më 30 gusht

Takimet Renova-Vardari dhe Slloga J-Teteksi që u anuluan për shkaqe sigurie, do të zhvillohen më 30 gusht. Ky është vendimi i komisarit për gara pranë FFM-së Mile Spirkovski, i cili gjithashtu ka shtyrë takimet e javës së pestë për me 13 shtator, pasi që përputheshin me terminin e ri të takimeve të anuluara të javës së katërt.

Komisari i garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Mile Spirkovski, të hënën solli vendim që dy ndeshjet e anuluara të javës së katërt në Ligën e Parë të futbollit mes Renovës dhe Vardarit si dhe ajo mes Sllogës dhe Teteksit të zhvillohen më 30 gusht me fillim në ora 16:00.
Takimet në fjalë duhej të zhvillohen të dielën, kur u zhvilluan edhe ndeshjet tjera të javës së katërt, por me kërkesë të MPB-së, FFM-ja i anuloi për shkaqe sigurie. Ky vendim ishte një lloj tentimi për parandalimin e incidenteve të ngjashme me ato të cilat ndodhën një javë më parë në lagjen Nerez, kur tifozët e Vardarit , “komitët” sulmuan banorët shqiptar.
Me që se termini i ri i zhvillimit të këtyre dy ndeshjeve përputhet me atë të javës së pestë, është vendosur që të shtyhet tërrë java e pestë , për më 13 shtator. Gjithë ky vendim vjen pasi që dihet se deri sa nuk kompletohet java e katërt, nuk lejohet të zhvillohet asnje ndeshje e javës së pestë, kështu që pas vikendit të shkuar kur në Ligën e Parë u zhvilluan vetëm katër takime, tani kjo javë do të sjellë futboll vetëm në dy stadiume, edhe atë në Tetovë dhe Cair.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *