Home / Sport / Liga e Parë – Zhvillohet java e katërt e përgjysmuar

Liga e Parë – Zhvillohet java e katërt e përgjysmuar

Janë zhvilluar vetëm katër ndeshje të javës së katërt në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Për shkaqe sigurie u anuluan ndeshjet Renova-Vardari dhe Slloga J.-Teteksi. Rabotniçki mundi 3:0 Pelisterin në derbin e javës, ndërsa kampionët Makedonija Gj.P. barazuan pa gola në Prilep me Pobedën.

Xhiro e përgjysmuar është zhvilluar të dielën në terenet e skuadrave elitare në Maqedoni. Prej më herët FFM-ja në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Brendshme për shkaqe sigurie anuluan ndeshjet Renova-Vardari dhe Slloga J.-Teteksi.
Në ndeshjet tjera Rabotniçki deklasoi Pelisterin 3:0, duke ruajtur kreun e renditjes. Gligorov me gol të bukur nga distanca solli “romantikët” në epërsi në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Bozhinovski shënoi dy gola për të fundosur shpresat e Pelisterit për rezultat pozitiv.
Në takimin e zhvilluar në lagjen Autokomandë të Shkupit, skuadra e Metallurgut nuk ariti që të shënojë fitore ndaj Sileksit, duke barazuar 2:2. Iljoski në minutën e 23 solli në avantazh Metalurgun, mirëpo Temelkov në momentet e fundit të pjesës së parë barazoi në 1:1. Në pjesën e dytë përsëri Iljoski në minutën e 48-të shënon për epërsi 2:1 të vendasëve, ndërsa 15 minuta para fundit të takimit Temelkov me golin e tij të dytë vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Futbollistët e Milanos edhe në ndeshjen e katërt të sezonit të ri mbetën duar thatë. Këta këtë javë në Kumanovë u mundën nga Horizont Turnova me rezultatin 2:0.

Rezultatet:

Milano 0:2 Horizont T.
Rabotniçki 3:0 Pelisteri
Pobeda 0:0 Makedonija Gj.P.
Metalurgu 2:2 Sileksi

Renova (e anuluar) Vardari,
Slloga J (e anuluar) Teteksi

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *