Home / Sport / Liverpool blen Aquilanin

Liverpool blen Aquilanin

Pas shitjes se Xabi Alonso per tek Real Madrid, Liverpool nuk humb kohe per te gjetur zevendesuesin e tij, Alberto Aquilani tashme eshte nje lojtar i te kuqeve angleze.

Lajmi njoftohet ne faqen zyrtare te Liverpool ku thuhet se bisedimet me drejtuesit e skuadres se Romes jane permbyllur me sukses.

“Alberto eshte nje lojtar i shkelqyer. Jam i lumtur qe kemi arritur kete marreveshje me Romen. Ai do te paraqitet ne fund te javes per te kryer vizitat mjekesore”, citohet trajneri i Liverpool, Rafael Benitez.

Me tej spanjolli shtoi se Aquilani eshte nje lojtar me mentalitet fituesi dhe me experience te konsiderueshme ne Serine A dhe ne Champions League.

Lojtari do te firmose nje kontrate 5 vjecare dhe do te perfitoje 4 milion euro ne sezon.

Shifra qe do t’i duhet te derdhe skuadra angleze e Liverpool ne arkat e Romes nuk behet e ditur, por mediat italiane hamendesojne se ajo mund te jete rreth 20 milion euro.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *