Home / Sport / Lojtarët e Realit agjërojnë, të Barcelonës jo

Lojtarët e Realit agjërojnë, të Barcelonës jo

Muaji i Ramazanit ka prekur edhe Real Madridin, me tre yjet myslimanë, Lassana Diarra, Mahamadou Diarra dhe Karim Benzema, të cilët tashmë kanë filluar agjërimin gjatë këtij muaji të shenjtë të besimit islam, shkruajnë mediat spanjolle.

Sipas gazetës AS, mjekët e klubit kanë dizajnuar një program të veçantë për të mbajtur të hidratuar lojtarët, pasi stërvitjet në këtë verë të nxehtë pa qenë në gjendje të konsumojnë lëngje mund të çojë në molisje dhe lëndime serioze.

Për fat, muaji i ramazanit nuk do të ketë shumë ndikim në ndeshjet e Real Madridit, pasi këtë muaj klubi mbretëror ka vetëm tre ndeshje në orar në kuadër të La Liga, kundër Deportivo, Espanyol dhe Xerez.

Dy futbollistët francez Lassana Diarra dhe Karim Benzema po ashtu do të jenë pjesë edhe e dy ndeshjeve me kombëtaren e Francës, ndaj Rumanisë dhe Serbisë në muajin e ardhshëm.

Në anën tjetër, siç raporton Sport, treshja e Barcelonës të cilët i takojnë besimit islam, Eric Abidal, Seydou Keita dhe Yaya Toure, kanë hequr dorë nga agjërimi për hir të zotimeve të tyre profesionale me klubin.

PSG nuk aktivizon ata që agjërojnë

Trajneri i Paris Saint Germain, Antoione Kombouare, ka thënë se nuk do të përzgjedhë asnjë futbollist i cili vendos të respektojë muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Kam një rregull të thjeshtë që e kam përdorur prej kur kam filluar karrierën si trajner: gjatë javës mund ta pranoj, por në ditën e ndeshjeve është e ndaluar”, tha Kombouare, ish reprezentues francez i cili luajti për PSG.

“Të gjithë ata që dëshirojnë të respektojnë Ramazanin në ditët e ndeshjeve mund të qëndrojnë në shtëpi”, shtoi ai. Kombouare theksoi se lejimi i futbollistëve që agjërojnë të luajnë për ekipin mund të rrezikojë shëndetin e tyre dhe vë presion shtesë ndaj bashkëlojtarëve. Kur nuk ushqeheni gjatë gjithë ditës, kjo ndërlikon gjërat”, përfundoi ai.
Dita e fundit e Ramazanit është më 19 shtator.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *