Home / Sport / Mainz barazon, Hyka ngroh stolin

Mainz barazon, Hyka ngroh stolin

Bundesliga e parë gjermane ka ngritur siparin e saj, por duhet theksuar se futbollistët shqiptarë, që luajnë në Gjermani nuk kanë pasur shansin të shijojnë minutat e para të edicionit 2009-2010.

Megjithëse Mainc 05 e nis sezonin me trajner të ri, përsëri mesfushori i kombëtare shqiptare, Jahmir Hyka, mbetet pjesë e stolit.

Dje Mainci ka barazuar në fushën e tij, 2-2, ndaj Bajern Leverkusenit, por trajneri Tomas Tushel ka qenë i mendimit që Hyka të mos aktivizohej për asnjë minutë. Shtatshkurtri i kombëtares sonë ka qenë në 18-she, por ka qenë i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga stoli i rezervave.

Ndërsa Hanoveri i Altin Lalës e ka nisur keq sezonin e ri, pasi është mundur 1-0 nga Herta e Berlinit. Gjithsesi, kapiteni kuqezi nuk ka qenë i grumbulluar me skuadrën e tij, pasi është i dëmtuar dhe vazhdon fazën e riaftësimit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *