Home / Lajme / Maqedoni / Marredheniet diplomatike me Kosoven shume shpejt

Marredheniet diplomatike me Kosoven shume shpejt

Marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme edhe pa vendosjen e marrëdhënieve diplomatike do ta plotësonte dhe kontribuonte avancimit të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona”, deklaroi zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi.

‘Nuk ka nevojë të krijohet huti në opinion’, kështu zëvendëskryeministri Abdplaqim Ademi ka komentuar qëndrimin e presidentit Gjorge Ivanov se pa u shënuar edhe milimetri i fundit në kufirin me Kosovën nuk do të vendosen marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve. Marrëdhëniet me Kosovën janë të shkëlqyera dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, sipas Ademit, do të kontribuoj vetëm në avancimin e mëtejmë të tyre.

“Ne e kemi pranuar si shtet planin e presidentit Ahtisari ku është e definuar edhe çështja e kufirit dhe nuk ka nevojë për komplikime dhe deklarata të cilat do të krijonin huti në opinion kinse ne kemi ndonjë problem me Kosovën.

Marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme edhe pa vendosjen e marrëdhënieve diplomatike do ta plotësonte dhe kontribuonte avancimit të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona”, deklaroi zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi.

Sa i përket zërave për rikonstruimin e sërishëm të kabinetit Gruevski, zëvendëskryeministri Ademi tha se për këtë vendosin partnerët e koalicionit qeveritar Ahmeti dhe Gruevski. Për momentin gjithçka është pjesë e spekulimeve që vijnë nga qarqe të ndryshme, thotë ai.

“Kjo është çështje që do të vendosin dy liderët partiak dhe kryeministri kështu që për momentin mund të them që është në kuadër të spekulimeve të qarqeve të ndryshme”, nënvizoi Ademi.
Lëvizjet e para të ministrave në kabinetin Gruevski ndodhi në muajin e kaluar.

U shkarkuan tre ministra dhe dy zëvendëskryeministra. Ndërkohë që paralajmërohet se në pjesën e dytë të shtatorit mund të ndodhin edhe lëvizje të reja ku do të preken një pjesë e ministrave shqiptarë si dhe ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski, i cili siç mësohet jozyrtarisht pritet të zëvendësohet nga ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska.

Kryeministri Nikolla Gruevski planifikon që gjatë muajit tetor të bëjë rikonstruimin e dytë qeveritar, brenda këtij viti.

Lajmi bëhet i ditur nga televizioni A1 në Shkup, ku siç thuhet në këtë rikonstruim do të përfshihen jo vetëm ministrat e VMRO-DPMNE-së, por edhe ata të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). “Nga ministrat aktual të sigurt për të ngelur në poste ministrore janë ministrat e policisë, transportit dhe telekomunikimeve por edhe ministri i financave, ndërsa pjesa tjetër nuk është e sigurt duke përfshirë edhe ministrat e partisë së Ali Ahmetit”, njofton A1, duke u thirrur në burime të partnerëve të koalicionit qeveritar.

Ndryshimet qeveritare do të ndodhin pas raportit të KE-së për Maqedoninë që do të publikohet gjatë vjeshtës, me ç’rast nuk përjashtohen vlerësime negative për ngecjen e procesit të reformave dhe mungesën e dialogut politik.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *