Home / Sport / “Mbreti Lorik sërish në krye”

“Mbreti Lorik sërish në krye”

Ky është titulli kryesor i faqes së internetit të Sandërlendit, duke iu referuar mesfushorit të kombëtares kuqezi.

Lorik Cana vijon paraqitjet e mira me ekipin anglez. Ai është shpallur edhe këtë javë lojtari më i mirë për skuadrën e tij në ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Blekbërnit.

Ky është suksesi i dytë në tre takime më Premier Ligë për 26-vjeçarin, pasi javën e kaluar, ai u shpall si futbollisti më i mirë i “Maceve të zeza” në ndeshjen e humbur 1-3 ndaj Çelsit të Karlo Ançelotit në “Stadiumin e dritave”.

Këtë radhë, Cana mori 36.9% të votave, duke lënë pas autorin e të dy golave, Kenuein Xhons me 33.1%. Shoku i repartit të Lorik Canës, Li Katermol, fituesi i anketës së ndeshjes së parë ndaj Boltonit, mori 20.7% të votave, duke u renditur në vendin e tretë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *