Home / Sport / Mesi: Me Ibrahimoviçin, një fazë e re

Mesi: Me Ibrahimoviçin, një fazë e re

Sulmuesi argjentinas hedh një vështrim mbi gjendjen e skuadrës katalanase. “Shpresojmë që të fillojmë një fazë të re me sa më shumë momente të bukura.”

“Ibra është një lojtar i madh, që do të na ndihmojë në arritjen e sukseseve të mëtejshme. Por askush nuk duhet të bëjë krahasime mes meje dhe Zllatanit,”- tha Leo Mesi për të përditshmen spanjolle “Marca”.

Ai shtoi se ndaj Mançester Sitit ishte ndeshja e parë që luajtën së bashku me suedezin. Sipas Mesit, gjithçka shkoi në rregull dhe me Ibrën u mor vesh mjaft mirë.

“Duhet t’i mësoj lëvizjet e tij dhe ai të miat, në mënyrë që të kuptohemi akoma më mirë në ndeshjet e tjera,”- përfundoi Lionel Mesi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *