Home / Sport / Milan bën gati ofertë për Xhemajlin

Milan bën gati ofertë për Xhemajlin

Sipas medieve italiane, Milan ka bërë gati ofertën për Blerim Xhemajlin. Rossonerët, për ta bërë të vetin mesfushorin shqiptar, do t’i ofrojnë Torinos 4 milionë euro, plus sulmuesin e ri Gianmarco Zigoni.

Edhe pse ditë më parë drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida, e kishte përgënjeshtruar mundësinë e transferimit të Blerim Xhemajlit tek Rossonerët, televizioni italian Mediaset, ka njoftuar se klubi nga “Via Turati” megjithatë është i interesuar për mesfushorin shqiptar.

Sipas Mediaset, në shkëmbim të 23 vjeçarit, Milan i ka ofruar Torinos 4 milionë euro plus bashkëpronësinë e sulmuesit të ri italian Gianmarco Zigoni, i cili sezonin e fundit luajti si huazim tek Treviso.

Në anën tjetër edhe uebfaqja italiane, tuttomercatoweb.com, i ka dhënë rëndësi të veçantë kësaj çështjeje të mërkurën. Sipas tyre Milani i Leonardos, dëshiron që me çdo kusht ta mbyllë këtë çështje me presidentin Cairo për kartonin e futbollistit, pa marrë parasysh përgënjeshtrimeve të fundit.

“Rossonerët kanë ofruar 4 milionë euro në dorë, plus sulmuesin premtues Gianmarco Zigoni (18). Xhemajli ka aftësi dhe është në gjendje që ta zëvendësojë në mesfushë Andrea Pirlon. Por, për ta transferuar futbollistin zviceran, Milan duhet ta mposhtë konkurrencën e Palermon”, shkruan kjo uebfaqe italiane.

Megjithatë, interesimin më serioz për 23 vjeçarin gjatë kësaj vere e ka shfaqur Palermo, edhe pse ditëve të fundit kanë stagnuar bisedimet.

Ndërkaq, interesim jozyrtar patën shfaqur edhe Napoli, Fiorentina, Roma, Lazio, Sampdoria e Udinese. Xhemajli nuk dëshiron të luajë në Serie B me Torinon, andaj largimi i tij nga klubi Granata gjatë kësaj vere, është më shumë se i mundur. Xhemajli pati 30 paraqitje në sezonin e tij të parë me Torinon.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *