Home / Sport / Milan ia mësyn Behramit

Milan ia mësyn Behramit

Valon Behrami do t’i rikthehet gjatë kësaj jave stërvitjeve me ekipin e West Hamit, pas një kohe të gjatë. Ndërkohë, për futbollistin kosovar orëve të fundit duket se ka shprehur interesim klubi italian Milan, i cili është në kërkim të një mbrojtësi të krahut.

Më në fund futbollisti kosovar Valon Behrami do t’i rikthehet stërvitjeve të përbashkëta më ekipin. Futbollisti i West Ham kishte pësuar lëndim të rëndë në gju në muajin shkurt, prej kur ka mbetur jashtë fushës.

Ndërkohë, mediet italiane shkruajnë se për ish futbollistin e Lazios orëve të fundit interesim ka shprehur klubi italian Milan. Sipas të përditshmes italiane Corriere dello Sport, drejtori sportiv i West Ham, Gianluca Nani, të martën ka udhëtuar drejt qytetit të Milanos për t’u takuar me zyrtarët e Milanit.

Në qendër të diskutimeve do të jetë Massimo Oddo, i cili pëlqehet nga klubi anglez. Mirëpo, aty pritet të bisedohet edhe për Julien Faubert e mbi të gjitha për Valon Behramin.

“Ideja e klubit Rossoner është shkëmbimi i futbollistëve në formë huazimi. Gjithçka varet nga vendimi i Oddos. Nëse ai nuk pranon të largohet, Milan nuk do të lëvizë në blerje. Nëse Oddo e pranon këtë propozim, pra të shkojë si huazim te West Ham, atëherë Rossonerët do ta merrnin ose Faubert ose Behramin”, shkruan Corriere dello Sport.

Të martën edhe e përditshmja prestigjioze franceze L’Equipe shkruante për një interesim të Milanit për përfaqësuesin zviceran Valon Behrami, i cili gjatë sezoneve 2005-2008, ishte pjesë e Lazios në Itali.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *