Home / Sport / Milani fiton trofeun “Berluskoni”

Milani fiton trofeun “Berluskoni”

Në ndeshjen e lualtur mbrëmë, kuqezinjtë mposhtën Juventusin pas gjuajtjeve të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

“Zonja e vjetër” ashtu si e quajnë Juventusin e Torinos e humbi ndeshjen me penallti me rezultat 5:6 në përballje me Milanin në luftë për ta fituar “Trofeo Luigi Berlusconi”. Milani ishte më i mirë gjatë kryerjes së penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat baras 1:1. Juventusi ishte skuadra e parë që kaloi në epërsi me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Diego pikërisht në minutën e 28-të. Në pjesën e dytë milanezët e barazuan rezultatin falë shkathtësive të futbollistit Pato, i cili shënoi në minutën e 69-të. Deri në fund të ndeshjes shifrat nuk ndryshuan dhe penalltitë u desh të përcaktojnë fituesin e “Trofeo Luigi Berlusconi”. Milanistët u treguan më të saktë nga pika e 11-metërshit, duke fituar 5-4 dhe duke bërë të vetin trofeun “Berluskoni”.

Milani fitoi “Trofeo Luigi Berlusconi”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *