Home / Sport / Milani në një tjetër pfenzivë për Luis Fabianon

Milani në një tjetër pfenzivë për Luis Fabianon

Drejtuesit e Milanit kanë dërguar në Spanjë menaxherin Ernesto Bronzetti për tentativën e fundit në lidhje me transferimin e sulmuesit Luis Fabiano.

Mediat italiane dhe ato spanjolle raportojnë se kjo do të jetë mundësia e fundit e klubit të Milanit për të marrë bomberin brazilian të Seviljas, i cili kërkohet me insistim nga trajneri Leonardo. Luis Fabiano është përfolur gjatë gjithë kësaj merkatoje për të kaluar në Milano, por drejtuesit e klubit italian nuk kanë ndërmend të shpenzojnë shumë për transferimin.

Alternativë tjetër për sulmin kuqezi është edhe holandezi Klas-Jan Huntelaar, për të cilin Reali i Madridit është duke pritur një ofertë nga Adriano Galiani.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *