Home / Sport / NIS KAMPIONATI NË LIGËN E DYTË-SHKËNDIJA PRET VËLLAZËRIMIN

NIS KAMPIONATI NË LIGËN E DYTË-SHKËNDIJA PRET VËLLAZËRIMIN

Me ambicie për tu plasuar në elitën e futbollit vendor, Shkëndija nesër do të startoi kampionatin e ri në Ligën e Dytë. “Kuq e zinjtë” përballë do të kenë Vëllazërimin e Kërçovës, të cilët sezonin e kaluar ishin kampion të Ligës së tretë perëndim. Drita do të jetë mysafire e Miravcit, ndërsa Vllaznimi i Strugës në fushë të vet përballet me 11 Oktomvrin.

Shkëndija nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë do të përballet me Vëllazërimin e Kërçovës në kuadër të javës së parë në Ligën e Dytë të futbollit vendor. Tetovarët atë çka lëshuan vitin a kaluar, kur ishin vetëm një hap larg Ligës së Parë, këtë sezon dëshirojnë ta arrijnë me çdo kusht. Pikërisht për këtë qëllim kryesia e Shkëndijës maksimalisht e mobilizuar kërkon që skuadra të sigurojë një prej dy vendeve të para në renditje. Vitin e kaluar pozita e tretë ishte e mjaftueshmë për balotazh, mirëpo aty Shkëndija pësoi nga Pelisteri. Tani pason një tentim tjetër, me qëllim se kësaj rradhe do t’ia arrihet qëllimit. Ekipi është përforcuar me disa futbollistë, mirëpo ka edhe të tillë që janë larguar. Dy ditë para fillimit të kampionatit të ri, rradhët e Shkëndijës i braktisën Vebi Alievski dhe Ertan Hasan, ndërsa nga sezoni i kaluar nuk do të jenë Nuhiu, Pashovski, Todorovski, Dimov e disa të tjerë, ndërsa për shkak të lëndimeve më serioze karrierën kanë mbyllur Argjend Beqiri dhe kapiteni Erhan Selimi.
Në anën tjetër kryesia ka tentuar që zbrastirat t’i mbulojë me futbollistë të rij dhe për këtë janë angazhuar Burhan Emurllahu, Izair Emini, Ersan Sali, Bllagoja Gllavevski, Marko Cvetkoviq, Nenad Jovanoviq dhe Suad Zejneli.
Më e fortë, apo më e dobët, përgjigjen do ta marrim nesër, kur “kuq e zinjtë” mejdanin do ta ndajnë me Vëllazërimin, në takimin i cili do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:00.

Edhe Drita e Bogovinës me ambicie për kreun e tabelës hyn në këtë sezon. Ata të shtunën do të jenë mysafirë të Miravcit, ku shpresohet të nxirret rezultat pozitiv.
Vllaznimi i Strugës është një skuadër tjetër shqiptare që do të garojë në Ligën e Dytë. Ata në këtë kategori rrikthehen pas 9-të viteve dhe shpresojnë se nuk do të kenë problem me sigurimin e mbijetesës. Test i parë për forcat e tyre do të jetë skuadra e 11 Oktomvrit nga Prilepi.

Dyshet e javës së parë:

Shkëndija – Vëllazërimi
Miravci – Drita
Vllaznimi – 11 Oktomvri
Cementarnica – Ohri
Bregallnica – Bellasica
Skopje – Novaci
Lokomotiva – Napredoku

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *