Home / Sport / Pato: Ronaldinjo mbetet sërish “njëshi”

Pato: Ronaldinjo mbetet sërish “njëshi”

Aleksandre Pato ishte padyshim futbollisti më i mirë i Milanit në ndeshjen e parë të Serisë A kundër Sienës, e fituar nga milanezët me rezultatin 2-1.

Megjithë formën e shkëlqyer që paraqiti dhe dy golat e shënuar, i riu brazilian deklaron se “njëshi” mbetet sërish Ronaldinjo me pasimet e tij të përkryera.

“Të gjithë flasin për Dinjon, dhe fakti është se ai mbetet numri një. Ronaldinjo krijon shumë mundësi për të shënuar sulmuesit e tjerë, dhe për këtë jemi të lumtur që ai është rikthyer në formë. Përkrah tij është shumë e lehtë për të luajtur”, deklaron Pato.

Milani u rikthye bindës mbrëmë pas ndeshjeve të dobëta që ka zhvilluar në fazën përgatitore. Jo vetëm dyshja braziliane Pato-Ronaldinjo, por në formë të shkëlqyer ishin edhe shumica e futbollistëve të tjerë, veçanërisht francezi Flamini.

Këtë fakt e thekson edhe Pato, i cili deklaron: “Dua të falënderoj të gjithë ekipin për ndihmën e dhënë, dhe këtë fitore ia dedikoj atyre”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *