Home / Lajme / Maqedoni / PDSH-ja akuzon politikën e Ivanovit.Prishtina mbahet peng për hir të Beogradit

PDSH-ja akuzon politikën e Ivanovit.Prishtina mbahet peng për hir të Beogradit

Mungesa e dialogut politik në kuadër të palamentit, anashkalimi I pushtetit lokal që po ndodh nga ana e pushtetit qendror siç është rasti me komunën e Tetovës dhe shumë raste të reja.Për të gjitha këto pjesa më e madhe e përgjegjësisë bie edhe mbi BDI-në e cila duhet t`u sqarojë shqiptarëve pazarin që ka bërë për të votuar Ivanovin dhe e njejta parti duhet t`u kërkojë falje edhe atyre pak votuesve që I ftoi për të votuar Ivanovin”, tha Vejseli.

Urim Hasipi
Tetovë, 26 gusht-Zhagitja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës ka shkaktuar reagime tek opozita shqiptare.

Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar kryetarin e shtetit Gjorgji Ivanov se me qasjet dhe veprimet e tij po dëshmon se nuk ka legjitimitet te jetë kryetar shteti.Nënkryetari I kësaj partie Abdylhadi Vejseli përmes një pres konference me gazetarë tha se me vonesat e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dëshmohen apelet e kësaj partie që të mos votohej nga shqiptarët.

Sipas Vejselit politika aktuale e kësaj nomenklature shtetërore ka përkeqësuar marrëdhëniet me të gjitha fqinjët dhe mban raporte të mira vetëm me Beogradin.

”Zvarritja e marrëdhenieve diplomatike me Kosovën ka nxjerrë në sipërfaqe aleancën e re me Beogradin, ku pikërisht në mënyrë të turpshme dhe të pamerituar Prishtina po mbahet peng për hir të Beogradit.Injorimi I shtetësisë së Kosovës si një vend fqinj u pa edhe me vizitat e presidentit Kosovar Fatmir Sjediu I cili deri tash është pritur me disa protokole private dhe jo zyrtare”, deklaroi nënkryetari I PDSH-së Abdylhadi Vejseli.

Ai ka akuzuar Ivanovin edhe në planin e politikbërjes së brendëshme ku Ivanov sipas Vejselit është I izoluar siç ishte rasti I sulmit në familjet shqiptare në lagjen Nerez të Shkupit.”Mungesa e dialogut politik në kuadër të palamentit, anashkalimi I pushtetit lokal që po ndodh nga ana e pushtetit qendror siç është rasti me komunën e Tetovës dhe shumë raste të reja.

Për të gjitha këto pjesa më e madhe e përgjegjësisë bie edhe mbi BDI-në e cila duhet t`u sqarojë shqiptarëve pazarin që ka bërë për të votuar Ivanovin dhe e njejta parti duhet t`u kërkojë falje edhe atyre pak votuesve që I ftoi për të votuar Ivanovin”, tha Vejseli.

I pyetur nga gazetarët për të komentuar deklaratën e kryetarit të Maqedonisë Gjorgji Ivanov, I cili kishte deklaruar se pa mos u shënuar edhe milimetri I fundit I vijës kufitare nuk do të vendosen marrëdhënie diplomatike, nënkryetari I PDH-së Abdylhadi Vejseli tha se, çështja e shënimit të vijës kufitare është çështje teknike ndërsa marrëdhëniet diplmatike janë çështje politike dhe këto dallojnë mes veti.

Dhe ky arsyetim nuk shkon në favor të maqedonisë sepse ajo ndjek politikën me Sërbinë dhe mban peng Kosovën për hir të Beogradit, tha ai.

Ndërkaq lidhur me kalimet që bëhen kohëve të fundit nga partia e Imer Selmanit në PDSH, nënkryetari I PDSH-së tha se kalimet bëhen nga Struga deri në Kumanovë dhe nga ana e atyre që kalojnë në PDSH është krijuar komision dhe ne kemi një komision dhe këta dy komisioni punojnë në këtë drejtim dhe në fund të ato do të shkrihen në një komision I cili do të sistemojë ato në degë dhe nëndegë.

Ndërkohë që, Partia Demokratike Shqiptare të martën mbrëma ka shtruar iftar për degën e Tetovës në restoran Ata.Iftari është shtruar nga ana e liderit të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ndërsa kanë marrë pjesë kryerët e nëndegëve të partisë në Tetovë si dhe një numër e madh I anëtarëve dhe simpatizantëve.Në fjalën pëshëndetëse kryetari I degës së PDSH-së në Tetovë Adylhadi Iljazi, theksoi se iftari ka qenë iniciativë e kryetarit të partisë që të takohet me anëtarësinë e qytetit të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *