Home / Lajme / Maqedoni / Pistoletat me gaz, trend i të rinjëve tetovarë

Pistoletat me gaz, trend i të rinjëve tetovarë

Sipas tij, janë rregjistruar edhe raste të modifikimit të pistoletave sinjalizuese në pistoleta të “vërteta”, të cilat më pas përdoren gjatë kërcënimeve, kushtëzimeve, grabitjeve dhe aktiviteteve tjera kriminale, ndërsa është shumë e vështirë të dallohet ky modifikim, veçanërisht gjatë orëve të natës

Urim Hasipi
Tetove, 26 gusht-Pistoletat me gaz po bëhen gjithnjë e më tepër pjesë e trendit dhe imixhit të rinisë, përkrah përkrah garderobës, telefonave celularë, veturave luksoze dhe laptopëve.

Kështu vlerëson Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, nga ku thonë se gjatë tre viteve të fundit në rajonin e Pollogut shënohet rritje e interesimit të qytetarëve për posedim të të ashtuquajturve pistoleta sinjalizuese apo pistoleta me gaz, të njohur në popull si “frikësues”.

Sipas SPB-së në Tetovë, vitin e kaluar, deri në gjysmën e muajit Gusht në këtë sektor janë paraqitur 892 pistoleta me gaz, ndërsa këtë vit gjatë periudhës së njejtë janë rregjistruar 593 pistoleta të këtilla.

Këtë më së shumti e lehtëson dhe Ligji për armë I cili parasheh që pistoletat me gaz duhet të paraqiten në sektorin përgjegjës ndërsa nga aty japin vetëm një vërtetim për posedim të saj.

E vetmja gjë që mund të bëjnë nga Sektoripër Punë të Brendshme në Tetovë, thonë se pronarëve të pistoletave ju bëhet me dije që tëmos I mbajnë ata me vete në çdo vend dhe të mos I keqpërdorin gjatë ahengjeve familjare ose në raste të tjera.

“Edhe përkundër kësaj, individë të caktuarkohë pas kohe I përdorin këto pistoleta në dasma dhe ahengje të tjera ose edhe pa ndonjë arsye të veçantë gjuajnë dhe prishin rendin dhe qetësinë”, deklaron Marjan Josifovski, zëdhënës I SPB-së në Tetovë.

Sipas tij, janë rregjistruar edhe raste të modifikimit të pistoletave sinjalizuese në pistoleta të “vërteta”, të cilat më pas përdoren gjatë kërcënimeve, kushtëzimeve, grabitjeve dhe aktiviteteve tjera kriminale, ndërsa është shumë e vështirë të dallohet ky modifikim, veçanërisht gjatë orëve të natës.

Rasti më I freskët është me pistoletn e gjetur këto ditë gjatë një kontrolli në një shtëpi dhe kopësht në fshatin Miletinë, I modifikuar në mënyrë adekuate nga pronari për qëllime të tjera.

“Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë në vazhdimësi e ndjek këtë dukuri dhe me gjithë seriozitet I qaset, veçanërisht në trajtimin analitik dhe prezentimit si element kyç në gjendjen e sigurisë së përgjithshme në rregjion dhe parasegjithash në sferën e rendit dhe qetësisë publike”, thotë Josifovski, I cili më tej shton se çdo keqpërdorim i pistoletave sinjalizuese, pa dallim nëse është I paraqitur apo jo, do të sanksionohet me ligj për shkelje apo vepër penale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *