Home / Sport / Rabotniçki mund Renovën

Rabotniçki mund Renovën

Renova nuk ka mundur të shkojë përtej disfatës minimale 2:1 në duelin me Rabotniçkin në Shkup. Edhe pse paralajmëruan luftë për tre pikë, “gjipspunuesit” nuk mundën ti shmangen disfatës së parë në sezonin e ri. Milano hubi në Manastir nga Pelisteri, ndërsa edhe Slloga u mund nga Sileksi.

Renova ka pësuar disfatë 2:1 nga Rabotniçki, në kuadër të javës së tretë në Liëgën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Në një ndeshje të fortë dhe me shumë duele, të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e 17-të me golin e bukur të Saviq-it, që ishet i vetmi në pjesën e parë. Në gjysmëlojën e dytë përsëri ishin futbollistët e Rabotniçkit ata të cilët gjejnë rrjetën kundërshtare, kësaj rradhe përmes brazilianit Karlos në minutën e 57-të. Xhepçishtasit gjithçka që arritën të bëjnë ishte goli i Ibrahimit në minutën e 60-të, por që ishte i pamjaftueshëm që Renova të paktën të fitojë një pikë.

Në ndeshjet tjera Pelisteri në Manastir mundi Milanon me rezultat 3:1, Slloga Jugomagnati pësoi disfatë me rezultat 2:1 në fushë të Sileksit, Teteksi fitoi 3:1 ndaj Pobedës, ndërsa Makedonija Gj.P. deklasoi Vardarin duke e mundur me rezulatat të lartë 5:0. Barazimin e vetëm e shënuan Horizonti me Metalurgun të cilët barazuan 1:1.

Rezultatet e javës së tretë:

Rabotniçki 2 – 1 Renova
Makedonija Gj.P 5 – 0 Vardari
Sileksi 2 – 1 Slloga J.
Pelisteri 3 – 1 Milano
Teteksi 3 – 1 Pobeda
Horizonti 1 – 1 Metalurgu

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *