Home / Sport / Reali huazon Shnajderin tek italianët e Interit

Reali huazon Shnajderin tek italianët e Interit

Reali i Madridit dhe Interi mësohet se kanë arritur një marrëveshje për transferimin në Milano të mesfushorit holandez Uesli Shnajder.

Prestigjiozja “Gazzetta dello Sport” raporton se është arritur një marrëveshje fillestare për huazimin e Shnajderit tek Interi. Reali do të përfitojë nga ky huazim një shifër prej katër milionë eurosh, ndërkohë që në fund të sezonit mund ta shesë kartonin e futbollistit për 18 milionë euro.

Tekniku i Interit, Hoze Murinjo i ka kërkuar me insistim presidentit Morati afrimin e mesfushorit holandez. Uesli Shnajder kërkohet nga shumë skuadra evropiane, mes të cilave është edhe Liverpuli.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *