Home / Sport / Reali në alarm, Ronaldo vështirë adaptohet

Reali në alarm, Ronaldo vështirë adaptohet

Nuk ka pasur as kohën për të filluar sezonin me Realin e Madridit, ndërkaq Cristiano Ronaldo ka përfunduar në shënjestrën e medias spanjolle.

Përfaqësimet e tij pak bindëse me “los blancos”, ndryshe nga ylli tjetër i skuadrës Kaka, kanë bërë që tashmë të gjithë të druhen në mos portugezi vuan nga “sindroma Zidane”.

Pra në mos edhe portugezit do ti duhet kohë të ingranohet me skemat e skuadrës. Sintomat e kësaj sëmundje janë ankthi, presioni i madh dhe përshtatshmëria me skemat e teknikut.

Sipas Marca-s, që e ka hapur faqen e parë me titullin “Ronaldo nuk gjen pozicionin e tij në fushë”, lojtari u ka pranuar miqve të tij të ngushtë se nuk ka mundur ende të përfshihet në mekanizmat e lojës së trajnerit Pellegrini dhe se do ti pëlqente më shumë të luante pranë zonës së rreptësisë së kundërshtarit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *