Home / Sport / Reali ul çmimin për Shnajder, mjaftojnë 15 milion euro

Reali ul çmimin për Shnajder, mjaftojnë 15 milion euro

Mesfushori hollandez mund të kalojë tek Interi, pas ndryshimit të çmimit nga Reali i Madridit. Pritet marrëveshja mes dy klubeve.

Orë vendimtare për Interin dhe Shnajder. Politika e pritjes, e ndjekur nga zikaltrit, tani po jep frutet e veta. Reali është i shtrënguar ta shesë mesfushorin për të rregulluar bilancet financiare dhe tani është i gatshëm ta ulë çmimin nga 25 në 15 milion euro, pagë e cila do të paguhet për një periudhë 3-vjecare. Tashmë Morati e ka në dorë: do të presë apo do të japë OK.

Në fakt, është vetëm çështje kohe. Interi po ia arrin qëllimit për të ulur çmimin e lojtarit. Drejtori teknik i Interit, Marko Branka do të takohet me presidentin Morati për të vendosur në lidhje me lojtarin. Sidoqoftë, Interi nuk nxiton: Realit i duhet ta shesë dhe për momentin, nuk ka asnjë lloj konkurrencë për shërbimet e holandezit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *