Home / Sport / Renova mposht Makedonija Gj.P.

Renova mposht Makedonija Gj.P.

“Gjipspunuesit” arriten qe te mundin kampionet e vitit te kaluar Makedonija Gj.P. duke marre kreun e renditjes pas dy javeve e zhvilluara ne kampionat. Ne Cair, dueli mes Slloga J. dhe Horizont T. eshte nderprere ne minuten e 78-te per shkak te te reshurave te medha te shiut dhe eshte regjistruar me rezultatin e arritur 1:1.

Renova ka debutuar me fitore para fansave te vet ne sezonin e ri, pasi pasditen e te dieles mundi Makedonija Gj.P. me rezultat minimal 1:0. Xhepcishtasit ate cka paralajmeruan, maksimalisht e transmetuan ne fushe, duke marre tre pike te rendesishme ne luften per kreun e tabeles. Te motivuar nga fitorja e marre ne Kumanove kunder Milanos, Renova qe ne fillim u versul per te detyruar ne kapitulim brenda vetem dy javeve edhe skuadren tjeter te vetme qe sezonin e kaluar u radhit para Renoves ne renditje. Pas matjes fillestare te forcave, vendasit kaluan ne epersi ne minuten e 17-te, me golin e shenuar nga Bllagoja Todorovski. Ne vazhdim vendasit tentonin te gjejne golin e dyte, ndersa miqte me xhdo kusht kerkonin te barazojne rezultatin. Megjithate edhe perkunder disa rasteve te mira ne te dyje anet, ne fund takimi u mbyll me fitore minimale te Renoves. Pas dy javeve te zhvilluara Renova ka efekt te 100 %, dy ndeshje , dy fitore. Futbollistet e Renoves kane shenuar 3 gola, ndersa rrjeta e “te kalterve” ende eshte e paprekur. Jane gjithe keto statistika qe per momentin Renoven e bejne skuader me te suksesshme pas dy javeve te para ne kampionat.

Slloga Jugomagnati dhe Horizont Turnova luajten baraz 1:1, në ndeshjen e cila nuk priti fundin e saj per shkak te te rreshurave te medha te shiut . Sipas rregullave te FFM-se, ne qofte se ndeshja do te ishte nderprere para minutes se 72-te, atehere takimi do te duhej te perseritet duke filluar me rezultat 0:0. Mirepo me qe se ne momentin e nderprerjes se lojes ishte duke u zhvilluar minuta e 78-te, takimi ne fjale do eshte me rezultatin e arritur 1:1. Te paret ne epersi kaluan futbollistet mysafire, te cilet shenuan gol permes Georgievit ne sekondat e fundit te pjeses se pare. Nje pike slloges i siguroi kapiteni Muminoviq,i cili barazoi rezultatin ne minuten e 67-te.

Ne takimet tjera Vardari mundi Teteksin me rezultat 3:1, Pobeda dhe Sileksi barazuan 2:2, ndersa Metalurgu humbi 1:2 para fansave te vet nga Pelisteri. Java e dyte kompletohet te marten, kur do te zhvillohet takimi mes Milanos dhe Rabotniçkit.

Renova 1 – 0 Makedonija Gj.P.
Slloga J 1 – 1 Horizont T.
Vardari 3 – 1 Teteksi
Pobeda 2 – 2 Sileksi
Metalurgu 1 – 2 Pelisteri
Të martën :
Milano – Rabotniçki

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *