Home / Sport / Renova mund Milanon

Renova mund Milanon

Renova ka mundur Milanon ne Kumanove me rezultat 2:0, duke u bere skuadra e vetme qe ka shenuar fitore ne 4 ndeshjet e para te sezonit te ri ne Ligen e Pare futbollistike te Maqedonise. Ne Tetove kampionet aktual Makedonija Gj.P. luajten baraz 2:2 me Teteksin, ndersa Slloga nga Manastiri u kthye me nje pike. Edhe takimi ne Kratove mes Sileksit dhe Vardarit u mbyll me ndarje te pikeve.

Kampionet aktual Makedonija Gj.P. ne stadiumin e qytetetit ne Tetove barazuan me Teteksin 2:2. Ne nje takim te hapur dhe me disa raste per te shenuar, vendasit avansuan te paret,mirepo ne fund duhet te jene te kenaqur qe nuk pesuan disfate, pasi qe barazuan ne sekondat e fundit te takimit. Ne pjesen e pare te dyja skuadrat me shume taktizonin duke u perqendruar me shume ne mbrojtjen e portes se vet. Ne kushte te tilla pjesa e pare u mbyll me rrjeta te paprekura.
Ne fillim e pjeses se dyte trajnjeri mysafir Ilco Gjorgjioski ne loje inkuadroi sulmuesin Gligorovski me cka loja e miqve fitoi ne intensitet. Megjithate ishin vendasit ata te cilet kaluan te paret ne epersi, pas nje kundersulmi te shpejte, me autor te golit Jovanovsin. Pas golit te pranuar mysafiret hodhen gjithcka ne sulm dhe pas disa rastve te mira arriten te bejne kthese te rezultatit. Se pari Marko Jovanovski barazoi rezultatin, ndersa me vone Kleckarovski shenoi per avantazh te kampioneve. Dhe ne momentet kur pritej qe ndeshja te mbyllet me fitore te Makedonija Gj.P. , vendasit barazojne permes Uroshoviqit per rezultat perfundimtar 2-2.

Ne ndeshjet tjera gjithashtu u shenuan rezultate te barabarta,pervec takimit ne Kumanove, ku Renova mundi Milanon me rezultat 2:0. Slloga J ne fushe te Pelisterit luajti 0:0 duke marre nje pike te madhe nga Manastiri, ndersa takimi ndermjet Sileksit dhe Vardarit u mbyll me nga nje gol ne secilen rrjete.

Milano 0-2 Renova
Pelisteri 0-0 Slloga J
Sileksi 1-1 Vardari
Teteksi 2-2 Makedonija Gj.P
E dielen :
Rabotnicki 1-1 Metalurgu
E hene:
Horizont T. 3-1 Pobeda

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *