Home / Sport / Renova mund Vardarin

Renova mund Vardarin

Renova ka shënuar fitore të ngushtë 3:2 përballë Vardarit, në njërën prej dy ndeshjeve të anuluara të javës së katërt në Ligën e Parë të Maqedonisë. Slloga para fansave të vet mposhti Teteksin 1:0

Ndeshja e anuluar e javës së katërt ndërmjet Renovës dhe Vardarit ka përfunduar me fitore të vendasëve me rezultat 3:2. Ky takim së bashku me ndeshjen Slloga J.-Teteksi u anuluan me sugjerim të Ministrisë për Punë të Brendshme, për shkaqe sigurie.
Sa i përket takimit, Renova kaloi në epërsi që në sekondën e 50-të të takimit me golin e Jançevskit. I njëjti futbollist nëminutën e 13-të ndriti rezultatin në 2:0 dhe këtu dukej se Renova pa problem do të deklasojë Vardarin. Mirëpo gjërat nuk rrodhën lehtë, pasi mysafirët përmes Stupiqit zbutën epërsinë në 2:1. Në pjesën e dytë Todorovski shënoi për 3:1, ndërsa Vardari me anë të Ejupit nga penaltia vendosën rezultatin përfundimtar Renova 3, Vardari 2.

Në ndeshjen e zhvilluar në Çair, Slloga Jugomagnati mundi Teteksin me rezultat minimal 1:0.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *