Home / Sport / Ronaldo thyen edhe një rekord

Ronaldo thyen edhe një rekord

“Klubi mbretëror” e ka siguruar yllin portugez në një kompani sigurimi, me 100 milionë euro!

Pasi që Reali i Madridit ka paguar 94 milionë euro për të blerë Kristiano Ronaldon, që është shifra më e madhe e paguar për transferimin e një futbollisti në historinë e futbollit, portugezi ka vendosur edhe një rekord të ri. Në realitet, “klubi mbretëror” e ka siguruar yllin portugez në një kompani sigurimi, me 100 milionë euro!
Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo”, presidenti i klubit Florentino Perez, ka qenë i brengosur se futbollistin e tij më të shtrenjtë dikush nga futbollistët e skuadrave rivale do të mund ta lëndojë rëndë, prandaj ka vendosur që t’i sigurojë këmbët e tij. Se shqetësimi i Perezit nuk është i pabazë tregon fakti se në tri ndeshjet e deritashme kontrolluese, në të cilat Ronaldo nuk luajti me minutash të plotë, ndaj tij janë bërë madje 34 ndërhyrje të palejueshme, ku disa prej tyre ishin shumë të rrezikshme, pasi mbrojtësit kundërshtar kishin si synim gjunjët e Ronaldos.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *